Micotakis: Zgjidhja e vetme politike për problemin strukturor në Lindjen e Mesme është krijimi i dy shteteve
- Tani për tani ajo që nevojitet, mbi të gjitha, është përmbajtja, që të mund të japim kohë për të vendosur sërish në tryezë zgjidhjen e vetme politike që mund ta zgjidhë problemin strukturor në Lindjen e Mesme, i cili është krijimi i dy shteteve që mund të bashkëjetojnë në paqe, deklaroi kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Brukseli pas mbërritjes së tij në Samitin e liderëve të BE-së dhe Këshillit për bashkëpunim të vendeve arabe të Gjirit Persik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 16 tetor 2024 (MIA) - Tani për tani ajo që nevojitet, mbi të gjitha, është përmbajtja, që të mund të japim kohë për të vendosur sërish në tryezë zgjidhjen e vetme politike që mund ta zgjidhë problemin strukturor në Lindjen e Mesme, i cili është krijimi i dy shteteve që mund të bashkëjetojnë në paqe, deklaroi kryeministri grek Kiriakos Micotakis nga Brukseli pas mbërritjes së tij në Samitin e liderëve të BE-së dhe Këshillit për bashkëpunim të vendeve arabe të Gjirit Persik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis theksoi se është shumë e rëndësishme të përsëritet thirrja "për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza në mënyrë që kjo fatkeqësi e paimagjinueshme humanitare të mos vazhdojë dhe të intensifikojmë presionet tona në mënyrë që Libani jugor të mos kthehet në Gaza, në kuadër të të drejtës ligjore që Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet nga sulmet iraniane".
Për takimin e sotëm tha se po mbahet në një moment jashtëzakonisht kritik, shpjegoi se Greqia për shkak të pozitës së saj gjeografike dëshiron t'i thellojë më tej marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Gjirit Persik.
"Besoj se është e rëndësishme që ky dialog të vendoset në nivelin më të lartë të mundshëm për të bashkuar zërat tanë, duke shpresuar për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, për të siguruar që ky konflikt të mos dalë plotësisht jashtë kontrollit. Natyrisht, ka edhe çështje të tjera që do të diskutojmë lidhur me bashkëpunimin tonë në fushën e ekonomisë. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku në sektorin e energjisë", tha Micotakis. mb/
Foto: Kabineti i kreministrit grek