• петок, 27 септември 2024

Mickoski për rezultatet e "shportës së vjeshtës": T’i presim parametrat për këtë muaj

Mickoski për rezultatet e

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Për dy ditë nuk mund të them nëse ka rezultate dhe nëse jam i kënaqur është përgjigjur kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e gazetarëve për rezultatet nga "shporta konsumatore e vjeshtës" me obligim për uljen e çmimeve të produkteve të caktuara.

"Të presim dhe të shohim se si do të ndikojë në spiralen e inflacionit. Të presim dhe të shohim se cilat do të jenë parametrat për këtë muaj dhe vetëm atëherë mund të komentoj", deklaroi Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Fondin e Sigurimit Shëndetësor (FSSH).

Mickoski ka sqaruar edhe arsyet për formimin e komisionit për përdorimin e gjuhës maqedonase në kanalet sportive të operatorëve kabllovikë me vendim të marrë në seancën e qeverisë të martën.

"Detyra do të jetë që ato kanale të cilat ende nuk e përdorin gjuhën maqedone përmes operatorëve kabllovik, të bëjnë një përpjekje të tillë që të fillojë promovimi që të përdoret gjuha maqedone dhe gjuha shqipe si dhe të gjitha gjuhët e tjera të cilët aktualisht po përdoren. Pasuri është kur njeriu dinë disa gjuhë, por është mirë të mbrosh gjuhën amtare. Dhe është mirë kur operatorët ekonomikë fitojnë këtu, të paktën të dinë ta respektojnë gjuhën maqedone", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан