• среда, 25 септември 2024

Mexhiti: Qeveria solli vendim të ndalet bixhozi onlajn në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Mexhiti: Qeveria solli vendim të ndalet bixhozi onlajn në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA)- Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për online kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e online bixhozit në shtet, ka bërê të ditur zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

"I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera", tha ai.

Ai tha se ne këtë ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla.

"Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet. Mbetemi njerëz të fjalës. Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë", shton Mexhiti.

Prioriteti ynë kryesor është ti mbrojmë qytetarët. Sidomos të rinjtë.

T'i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t'i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t'i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit, ka thënë ai.

Mungesën e një procedure të qartë, Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit online dhe internet.

Interes kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi ishte për mijëra bashkëqytetarë tanë.

Premtuam se do të luftojmë kundër kësaj të keqeje, sot dëshmojmë në vepër.

"Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë kushte për një jetë të denjë", nënvizon Mexhiti.

Остани поврзан