• среда, 25 септември 2024

Lutkov me ministren Obuljen Korzhinek: Po intensifikojmë marrëdhëniet e shkëlqyera Maqedoni-Kroaci në kulturë

Lutkov me ministren Obuljen Korzhinek: Po intensifikojmë marrëdhëniet e shkëlqyera Maqedoni-Kroaci në kulturë

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Reagimet e shkëlqyera midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë në planin e politikës së jashtme, në kuadër të bashkëpunimit rajonal, BE-së dhe NATO-s, reflektohen edhe në bashkëpunimin tradicionalisht të mirë në kulturë, u dakorduan ministri Zoran Lutkov dhe ministrja e Kulturës dhe Mediave e Kroacisë, Nina Obuljen Korzhinek, në takimin e sotëm dypalësh në Zagreb.

Siç kumtoi Ministria e Kulturës, në takim është shprehur mirënjohja për mbështetjen dhe gatishmërinë e Kroacisë për të ndarë përvojat dhe praktikat pozitive nga procesi i anëtarësimit në BE.

Ministrja Obuljen Korzhinek theksoi se Kroacia mbetet e zëshme në mbështetjen e rrugës së eurointegrimeve të vendit tonë, ndërsa Lutkov, në këtë kontekst theksoi se vizita e fundit e kryeministrit Hristijan Mickoski në këtë vend mik është një impuls shtesë për thellimin e marrëdhënieve.

Në takim u theksuan shembuj të shumtë të bashkëpunimit në nivel institucional në kulturë, në të gjitha fushat e artit, ndërsa ministrja Obuljen Korzhinek ndau veçanërisht projektet e suksesshme të bashkëproduksionit filmik mes dy vendeve.

Ministrat ndanë përvoja në lidhje me zhvillimin e industrive kreative, me ç'rast ministri Lutkov shprehu gatishmërinë për zbatimin e praktikave të mira kroate, duke theksuar se ky sektor është ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe për të do të ndahen mjete të rritura nga buxheti.

Siç kumtojnë nga Ministria, Lutkov i ka dërguar ftesë ministres Nina Obuljen Korzhinek për vizitë kthyese në Maqedoni të Veriut, gjatë mbajtjes së festivalit të Unionit Rajonal të Teatrove në Shkup. rq/bsh/

Foto: Ministria e Kulturës

Тагови

Остани поврзан