• среда, 25 септември 2024

KSHPK ka formuar 65 lëndë për shkelje të Kodit zgjedhor dhe Ligjit prë parandalim të korrupsionit lidhur me fushatën zgjedhore 2024

KSHPK ka formuar 65 lëndë për shkelje të Kodit zgjedhor dhe Ligjit  prë parandalim të korrupsionit lidhur me fushatën zgjedhore 2024

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Në periudhën e procesit zgjedhor Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka formuar gjithsej 65 lëndë, të cilat janë rezultat i paraqitjeve për  dyshime për shkelje të kryera të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për parandalimin e korrupsionit, lëndë të formuara me nismë personale të Komisionit, si dhe ankesës të parashtruar nga organizatori i fushatës zgjedhore.

Sipas raporteve të veçanta të Komisionti Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për gjendjen e vërtetuar në financimin e fushatave zgjedhore për zgjedhje të presidentit dhe për zgjedhje të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, nga gjithsej 61 paraqitje të parashtruara nga qytetarë dhe institucione, KSHPK ka vepruar për 54 lëndë, për të cilët ka marrë 45 vendime nga kompetenca e saj.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, në Kuvend sot deklaroi se raportet tregojnë në përdorimin e avancimit të sistemit për monitorim dhe mbikëqyrje të fushatave zgjedhore.

"KSHPK rekomandom vendosje të mekanizmave të rinj për përcjellje të të hyrave dhe shpenzimeve, si dhe riorganizimin e proceseve administrative. Këto dy raporte paraqesin dokument të rëndësishëm, i cili jep pamje të qartë për gjendjen rreth financimit të programeve zgjedhore dhe e thekson nevojën e reformave dhe përmirësimin, të cilat do të sigurojnë proces zgjedhor korrekt dhe transparent në të ardhmen", theksoi kryetarja e KSHPK-së gjatë shqyrtimit të Raportit të posaçëm të KSHPK për gjendjen e vërtetuar në financimin e fushatës zgjedhore për Zgjedhje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 në seancën e 15-të kuvendore.

Nga gjithsej vendimet e marra, janë marrë 30 vendime për ndalesë, 15 vendime për hedhje poshtë, ndërsa 8 lëndë janë mbyllur me konkluzione për shkak të përmbajtjeve identitike ose të ngjashme.

Në kuadër të kompetencave të tyre KSHPK ka ngtritur gjashtë nisma për ngritje të procedurës për ndjekje penale rreth lëndëve për të cilat ka vepruar.

Gjithashtu, KSHPK ka ngritur 4 nisma para organeve kompetente për ngritje të procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë të personave zyrtarë.

Nga analiza e KSHPK-së rezulton se shumica e parregullsive zgjedhore të raportuara, gjithsej 58 për qind, i referohen shkeljeve të nenit 8-a paragrafi 1, alineja 3 të Kodit zgjedhor, i cili përcakton se: “nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së presidentes së Republikës së Maqedonisë, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, si dhe nga dita e të miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit ose anëtarëve të këshillit, gjegjësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe Qytetit të Shkupit, nuk mund të fillohet procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike nuk mund të fillohet dhe procedurat e filluara pezullohen, përveç rasteve emergjente".

Raportimet janë shqyrtuar, ndërsa debati është mbyllur me një kalim të thjeshtëmb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан