• четврток, 26 септември 2024

Konferencë ndërkombëtare shkencore për sektorin e shërbimit

Konferencë ndërkombëtare shkencore për sektorin e shërbimit

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Në organizim të Fakultetit për turizëm dhe hotelieri - Ohër sot dhe nesër do të mbahet Konferenca e XVII ndërkombëtare shkencore për sektorin e shërbimit (International Scientific Conference on Services Sector – INSCOSES 2024).

Sot do të mbahet regjistrimi i pjesëmarrësve, ndërsa hapja solemne e konferencës është caktuar për më 27 shtator të vitit 2024, me fillim në ora 9:30, në amfiteatrin e Fakultetit për Turizëm dhe Hotelieri në Ohër.

Në Konferencë do të marrin pjesë më shumë se 60 ekspertë nga 20 institucione shkencore dhe profesionale nga 11 vende të ndryshme.

"Kjo ngjarje do të jetë një nga ngjarjet më të rëndishme në Ohër në vitin vjues, me ndikim të madh në zhvillimin e mendimit shkencor, inovacionet dhe zgjidhjen e sfidave në sektorin e shërbimit, jo vetëm në vendin tonë por edhe në nivel global", thonë organizatorët e Konferencës. mb/

Foto: Konferencë ndërkombëtare shkencore për sektorin e shërbimit 

 

 

 

Остани поврзан