• петок, 27 септември 2024

Klekovski e prezantoi planin për zvogëlimin e borxhit të ISHP-ve, me ribalancin do të ulet për dy miliardë euro

Klekovski e prezantoi planin për zvogëlimin e borxhit të ISHP-ve, me ribalancin do të ulet për dy miliardë euro

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Klekovski, sot e prezantoi planin për zvogëlimin e borxhit të Institucioneve shëndetësore publike. Siç tha ai,, borxhi i ISHP-ve në vend është pesë miliardë denarë, e vetëm në fillim të vitit është rritur për një miliardë. Borxh, i cili tha, ka mundur ta rrezikojë punën e rregullt të institucioneve shëndetësore dhe të sjell deri në bllokimin e llogarive të disa institucioneve shëndetësore.

Klekovski, sot para kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ishte për vizitë në Fond, tha se falë ribalancit të Buxhetit, borxhi do të ulet për dy miliardë denarë, me çka, tha, do të miratohet në një nivel të qëndrueshëm.

"Biseduam për atë që kemi bërë në 100 ditët e para të Qeverisë dhe kryeministrit ia kemi prezantuar planin për uljen e borxheve të institucioneve shëndetësore publike. Borxhi i institucioneve shëndetësore publike në vend arrin pesë miliardë denarë dhe vetëm në fillim të vitit është rritur për një miliard. Ky borxh mund të kërcënonte funksionimin e rregullt të objekteve shëndetësore, ndërsa në disa raste edhe në bllokim të llogarive dhe të punës, prandaj kemi hartuar një plan për uljen e borxheve... Ne po e ulim borxhin falë ribalancimit dhe në mbrojtjen tonë personale me dy miliardë denarë, po e zvogëlojmë borxhin nga pesë në tre miliardë denarë dhe me këtë po e çojmë borxhin në një nivel të qëndrueshëm, që nuk do të jetë kërcënim për institucionet shëndetësore, tha Klekovski.

Kryeministri Mickoski, megjithatë, si prioritet kryesor të Qeverisë e potencoi shëndetin e qytetarëve dhe tha se Qeveria po përgatit plan që gjatë vitit të ardhshëm fiskal ky borxh të ulet edhe më shumë.

"Ne bëjmë plan si Qeveri që në periudhën e ardhshme, ndoshta të themi gjatë vitit të ardhshëm fiskal, edhe më tepër ta ulim atë borxh. E presim që me punën amvisërore, të përkushtuar të menaxhmentit të ri në spitalet dhe institucionet shëndetësore në të gjithë vendin, një pjesë e këtyre borxheve të kthehet në atë mënyrë. Mund të them se si Qeveri prioritet kryesor është shëndeti i qytetarëve", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан