• петок, 27 септември 2024

Kasami: Do të punojmë në zgjidhjen e problemit bilateral me fqinjin lindor, që ta kapim hapin me Shqipërinë drejt BE-së

Kasami: Do të punojmë në zgjidhjen e problemit bilateral me fqinjin lindor, që ta kapim hapin me Shqipërinë drejt BE-së

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot deklaroi se si koalicion, edhe qeveritar, edhe si VLEN, do të punojnë seriozisht në zgjidhjen më të shpejtë të problemit bilateral me Bullgarinë, që vendi sa më shpejtë t'i hapë negociatat aderuese, dhe ta kapë hapin me Shqipërinë.

"Ne do të donim që vendimi të ishte së bashku me shtetin tonë, por sigurisht se e përshëndesim këtë hap, nëse konfirmohet se ky është vendim zyrtar i institucioneve në Bruksel. E sigurtë është se si koalicion - edhe qeveritar, edhe si koalicion VLEN, do të punojmë seriozisht që problemi bilateral me fqinjin tonë lindor të zgjidhet sa më shpejt dhe Maqedonia të hapë negociatat për anëtarësim, respektivisht kapitujt dhe të kapim hapin me Shqipërinë. Dhe së bashku me dy vendet e tjera që tashmë po punojnë në kapitujt, të jemi vendet e para deri në vitin 2030 që do të jenë anëtarë të barabartë të BE-së", tha Kasami në pyetjen e gazetarit si e komenton ndarjen e Tiranës nga Shkupi në rrugën drejt BE-së. Para forumit për Projektin e USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve.

Siç konfirmoi sot presidenca hungareze me Këshillin e BE-së, për MIA-n, KOREPER solli vendim që Shqipëria më 15 tetor ta fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE sipas kapitujve, me hapjen e bisedimeve sipas Klasterit 1 - "Vlera bazë".  

"Mund të konfirmojmë se Koreper u pajtua të vazhdojë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE", deklaroi për MIA-n zëdhënësja e presidencës hungareze për Koreper, Ana Atanasov. 

Me vendimin e tillë Shqipëria praktikisht do të ndahet nga vendi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, edhe pse deri tani të dyja vendet kanë lëvizur në pako në procesin e anëtarësimit. bsh/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан