• петок, 27 септември 2024

Arritën lokomotivat e paralajmëruara nga "Serbia Kargo" për komunikacionin transportues të HM Transport

Arritën lokomotivat e paralajmëruara nga

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Katër lokomotivat e paralajmëruara nga "Serbia Kargo" arritën në Maqedoni dhe menjëherë do të vendosen në dispozicion dhe funskion të "Hekurudhave të Maqedonisë", njoftoi sot ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoiljkoviq. 

Bëhet fjalë për katër lokomotiva për komunikacionin transportues, që, siç thuhet në publikimin në Fejsbuk, do të jenë me rëndësi thelbësore për funksionimin e qetë të komunikacionit transportues mbarë Maqedoninë, përmes Serbisë, deri te vendet e Bashkimit Evropian. 

"Bashkëpunimi i dakorduar është me rëndësi të madhe jo vetëm për dy kompanitë hekurudhore, por edhe për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal përgjatë Korridorit 10, i cili jo vetëm që do të rrisë kapacitetin e trafikut transit, por edhe të ardhurat, në pritje të rritjes së kërkesës për transport mallrash. Mirënjohje për drejtorin e HM transport Dejan Koshutiq për zbatimin e shpejtë të procedurës dhe ministrit kompetent, Aleksandar Nikolovski, i cili me përkushtimin dhe mundin e tij siguroi logjistikën e brendshme të procesit, mua më mbeti vetëm të siguroj komunikim ndërmjet kompanive dhe mbështetje politike nga Qeveria e Serbisë që lokomotivat sa më shpejt të arrijnë dhe të vihen në funksion. Puna ekipore çdoherë sjellë rezultate të mira", tha Stoiljkoviq. 

Ai falënderon Qeverinë e Serbisë për "mirëkuptimin e treguar dhe reagimin e shpejtë" në, siç thotë, zgjidhjen e problemit me të cilin po përballeshim.

SHA për transport hekurudhor të mallrave Serbia Kargo dhe Hekurudha e Maqedonisë së Veriut - Transporti SHA Shkup, pardje njoftuan se kanë lidhur marrëveshje për marrje me qera të katër lokomotivave elektrike të serisë 461, me çka u vendos bashkëpunim strategjik i dy kompanive shtetërore hekurudhore në sferën e transportit hekurudhor të mallrave. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан