• e martë, 24 mars 2026

Zgjedhja e Nenad Saveskit për prokuror të ri shtetëror nesër në seancë kuvendore

Zgjedhja e Nenad Saveskit për prokuror të ri shtetëror nesër në seancë kuvendore

Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Kuvendi nesër duhet të shprehë qëndrimin për propozimin e Nenad Saveski që të zgjidhet prokuror i ri shtetëror. Saveski, i cili për momentin është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale - Shkup, u nominua nga Qeveria më 10 mars, ndërsa për të fituar këtë funksion, atij i duhen të paktën 61 vota parlamentare. Kandidatura e tij vjen pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljupço Kocevski, ndërsa pas një procedure në të cilën morën pjesë pesë kandidatë. 

Nenad Saveski ka lindur në vitin 1976, jeton në Gostivar, i martuar, baba i 3 fëmijëve. Ai ka magjistër i shkencave juridike – e drejta penale, ka magjistruar në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në USHCM- Shkup, ku edhe ka përfunduar studimet. Ka dhënë provimin e jurisprudencës në vitin 2003. Shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazin "Pançe Poposki" në Gostivar. 

Saveski nga viti 2016 është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion.

Më herët, nga viti 2009 deri në vitin 2016, punoi si prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa nga viti 2004 deri në vitin 2009, ishte bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gostivar. Në atë gjykatë prej vitit 2000 deri në vitin 2002 punoi si praktikant gjyqësor. 

Nga angazhimet eksperte dhe ndërkombëtare në biografinë e gjyqtarit Saveski, është theksuar se ishte ekspert në OSBE Maqedoni, ekspert në Konventën Kombëtare për BE-në - Kapitulli 23, si dhe ekspert në projekte të Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe USAID-it.

Ai është anëtar i grupeve të punës për reformat gjyqësore dhe ligjore. Ka punuar në projekte mbi masat speciale hetimore, paraburgimin dhe për procedurën penale.

Gjatë karrierës së tij akademike, Saveski ka qenë ligjërues në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, tutor dhe trajnues kombëtar në programin HELP të Këshillit të Evropës, si dhe trajnues në të drejtat e njeriut dhe të drejtën penale.

Ai është autor dhe bashkautor i punimeve për: masat speciale hetimore, lirinë e shprehjes, shpifjen dhe fyerjen, konfiskimin e pronës, të drejtën e privatësisë, si dhe të disa udhëzuesve dhe botimeve profesionale.

Flet gjuhën maqedone, angleze, gjermane, serbe dhe shqipen në nivel bazë. 

Përveç Saveski, në konkursin e Parlamentit për prokuror shtetëror janë paraqitur gjithashtu: u.d. prokurorja shtetërore aktuale .Anita Topolova-Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, ish-kryetari i Gjykatës Themelore Penale, Vladimir Pançevski, dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.

Këshilli i prokurorëve publik më 17 të muajit të kaluar dha një vlerësim pozitiv për katër nga pesë kandidatët për prokuror shtetëror, dhe atë për Topolova-Isajlovska, Ristovska, Saveski dhe Raiçeviq. Për kandidaturën e Vladimir Pançevski, u vendos njëzëri se ai nuk plotëson kushtet e parashikuara me ligj në lidhje me përvojën e punës.

Më parë, në vendin e Ljupço Kocevski, i cili paraqiti dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, u zëvendësua nga prokurorja Topolova-Isajlovska si u.d prokurore publike e Shtetit, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund ta mbajë këtë pozicion për më shumë se gjashtë muaj.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kandidatët e paraqitur i dërgohen Qeverisë. Pas paraqitjes, Qeveria kërkon opinion nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të dorëzojë opinion të arsyetuar në afat brenda 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep opinion pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të propozojë kandidat dhe i sugjeron Parlamentit të shpallë një konkurs të ri.

Pas propozimit të Qeverisë, me 61 vota të deputetëve nesër do të duhet të zgjedhet prokurori i ri publik i shtetit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR