• e mërkurë, 17 dhjetor 2025

Zelenski: Rusët bombarduan fshatin Jarovë në Donjeck, vranë mbi 20 civilë

Zelenski: Rusët bombarduan fshatin Jarovë në Donjeck, vranë mbi 20 civilë

Kiev, 9 shtator 2025 (MIA) - Forcat ruse kanë bombarduar fshatin Jarovë në rajonin e Donjeckut të Ukrainës, ndërsa në sulmin humbën jetën më shumë se 20 persona, bëri të ditur sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Në një postim në Telegram, ai deklaroi se forcat ruse kryen një "sulm ajror brutal mbi civilët në momentin kur po paguheshin pensionet", raporton "Ukrinform".

Zelenski shprehu ngushëllime për të afërmit dhe miqtë e viktimave.

Sipas tij, sulme të tilla nga Rusia nuk duhet të kalojnë pa u vënë re nga bota.

"Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë jetë, por shmangin sanksione të reja të forta, goditje të reja të forta. Bota nuk duhet të heshtë. Bota nuk duhet të mbetet joaktive. SHBA duhet të përgjigjet. Evropa duhet të përgjigjet. G20 duhet të përgjigjet. Duhet të ndërmerren veprime të forta në mënyrë që Rusia të ndalojë të sjell vdekje", tha Zelenski.

foto: Telegram

 

QËNDRONI TË LIDHUR