Zelenski: Bisedimet me përfaqësuesit amerikanë do të vazhdojnë sot
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbrëmë theksoi se delegacioni ukrainas pati takim me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se bisedimet do të vazhdojnë sot.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:14, 22 mars, 2026
Majami, 22 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbrëmë theksoi se delegacioni ukrainas pati takim me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se bisedimet do të vazhdojnë sot.
"Është me rëndësi për të gjithë në botë diplomacia të vazhdojë dhe të tentojmë ta përfundojmë këtë luftë - luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Askujt nuk i duhet lufta. Ekipet do të vazhdojnë të komunikojnë nesër", tha Zelenski në videofjalimin e djeshëm, transmeton Ukrinform.
Sipas tij, më me rëndësi është të kuptohet se sa është e gatshme pala ruse të shkojë drejt përfundimit të vërtetë të luftës dhe sa janë të gatshëm ta bëjnë atë me nder dhe dinjitet. ab/
Foto: ЕPА