• e diel, 01 shkurt 2026

Zelenski: Çështjet territoriale mbeten një pengesë kryesore në negociata

Zelenski: Çështjet territoriale mbeten një pengesë kryesore në negociata

Davos, 22 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha sot se dokumenti mbi garancitë e sigurisë nga SHBA është përgatitur, por theksoi se çështjet territoriale në luftën me Rusinë ende nuk janë zgjidhur.

Zelenski u tha gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se si Moska ashtu edhe Kievi do të duhet të bëjnë kompromise. Ai e përshkroi si një "hap pozitiv"  takimin e ardhshëm trepalësh midis përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, i cili është planifikuar të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

"Po flasim për çështjen më të vështirë që ende nuk është zgjidhur. Besoj se takimet trepalëshe do të tregojnë të gjitha opsionet e mundshme", tha Zelenski.

Ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë në Davos dhe bisedimet në Abu Dabi përgatiten, sulmet ruse me raketa dhe dronë në qytetet ukrainase vazhdojnë, duke lënë miliona njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike në një nga dimrat më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR