• e diel, 01 shkurt 2026

Zagrebi do të jetë nikoqir i liderëve evropian: Merc dhe Fon der Lajen në takimin e PPE në Kroaci

Zagrebi do të jetë nikoqir i liderëve evropian: Merc dhe Fon der Lajen në takimin e PPE në Kroaci

Zagreb, 29 janar 2026 (MIA) - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot përsëriti se inkuadrimi i Kroacisë në "Bordin e Paqes" të presidentit amerikane Donald Tramp në formën e tanishme "nuk është e realizueshme". Ai njëkohësisht paralajmëroi një tubim të madh të liderëve të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Zagreb dhe finalizimin e rrugës drejt Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

"Edhe pse inkuadrimi nuk është i realizueshëm në këtë formë, mbesim të përkushtuar në mbështetjen për stabilizimin e Lindjes së Mesme dhe në procesin negociues mes Izraelit dhe Palestinës", deklaroi Plenkoviq në fillim të seancës qeveritare. Ai shtoi se Kroacia me kujdes i ka shqyrtuar implikimet ndërkombëtare juridike dhe financiare nga anëtarësimi në këtë trup.

Plenkoviq shprehu falënderim për ftesën e presidentit Tramp, duke i falënderuar përpjekjet e tij për ndërprerje të gjakderdhjes në Gaza. "Bordi i paqes", me të cilin kryeson Trampi, u promovua në Davos me qëllim të zgjidhjes së konflikteve globale.

Kryeministri i Kroacisë njoftoi se nesër dhe pasnesër në Zagreb do të qëndrojnë më shumë se 20 liderë të PPE-së, duke përfshirë edhe kancelarin gjerman Fridrih Merc dhe kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Në tubimin joformal do të bisedohet për pozitën e Evropës në botë, paqen në Ukrainë, marrëdhëniet transatlantike dhe energjetikën.

Paralelisht me samitin politik, Kroacia i finalizon përgatitjet për inkuadrim në OECD. Plenkoviq për sot e paralajmëroi të ardhmen e sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Matijas Korman. Nesër do të mbahet seancë tematike e Qeverisë ku do të prezantohet rishikimi i dytë ekonomik për Kroacinë.

Sipas shefit të Qeverisë kroate, hyrja në OECD pritet deri në fund të këtij viti, me çka Kroacia do t'i rrumbullakojë qëllimet e saj strategjike pas hyrjes në Eurozonë dhe zonën e Shengenit, duke u pozicionuar mes 40-të ekonomive më të avancuara në botë. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR