Xhahanshahi: Një sulm tokësor në Iran për SHBA-në do të ishte më i rrezikshëm dhe i kushtueshëm
- Komandanti i Armatës Tokësore të Iranit, gjenerali Ali Xhahanshahi, paralajmëroi sot SHBA-në të mos e marrin në konsideratë një sulm tokësor sepse do të ishte "më i rrezikshëm dhe më i kushtueshëm" për to.
- Post By Ramize Qamili
- 19:53, 26 mars, 2026
Teheran, 26 mars 2026 (MIA) - Komandanti i Armatës Tokësore të Iranit, gjenerali Ali Xhahanshahi, paralajmëroi sot SHBA-në të mos e marrin në konsideratë një sulm tokësor sepse do të ishte "më i rrezikshëm dhe më i kushtueshëm" për to.
"Forcat e armatës iraniane po qëndrojnë fort në linjat mbrojtëse dhe do ta paaftësojnë armikun. Çdo centimetër i territorit iranian është nën mbrojtjen e forcave vigjilente iraniane, të cilat po monitorojnë të gjitha lëvizjet e armikut dhe janë të përgatitura për çdo skenar", potencoi Xhahanshahi pas lajmit se administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, po shqyrton dërgimin e trupave amerikane për të pushtuar ishullin Harg, në kërkim të një mënyre për të arritur objektivat kryesore dhe për t'i dhënë fund luftës
Mediat perëndimore më parë publikuan se më shumë se 1.000 ushtarë nga divizioni i 82-të ajror po udhtonin drejt Lindjes së Mesme, së bashku me dy njësi detare.
Sipas informacioneve të inteligjencës, Irani po ngre kurthe dhe ka rivendosur forca shtesë ushtarake dhe mbrojtje ajrore në ishullin Harg gjatë dy javëve të fundit, në përgatitje të një operacioni të mundshëm pushtimi nga ana e SHBA-së.
Përfaësuesit dhe analistët ushtarakë amerikanë paralajmërojnë se një operacion tokësor kundër Iranit mbart rreziqe të konsiderueshme, duke përfshirë një numër të madh viktimash amerikane.
Përfaqësuesit ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar se Irani do të bëhet një "varrezë për ushtarët amerikanë" në rast të një pushtimi tokësor. rq/
Foto: Fejsbuk