VLEN përkrah Zulhajrat Demirin për Komunën e Vrapçishtit
- Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, koalicioni VLEN njofton opinionin se Zulhajrat Demiri, i cili garon si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, do të ketë mbështetjen e plotë të koalicionit në këtë proces zgjedhor, thuhet në kumtesën e VLEN, të cilën MIA e transmeton integrale.
Shkup, 11 dhjetor 2025
Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, koalicioni VLEN njofton opinionin se Zulhajrat Demiri, i cili garon si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, do të ketë mbështetjen e plotë të koalicionit në këtë proces zgjedhor, thuhet në kumtesën e VLEN, të cilën MIA e transmeton integrale.
Zulhajrat Demiri vjen me një përvojë të gjatë profesionale dhe me një angazhim të dëshmuar në shërbim të të gjithëve. Mbështetja për kandidaturën e tij buron nga bindja se Vrapçishti meriton drejtim të ri, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve, me fokus në zhvillimin lokal dhe mbështetjen e qytetarëve.
VLEN beson se bashkëpunimi me një kandidat të pavarur, me integritet të lartë dhe vizion të qartë, është rruga e duhur për t’i hapur komunës perspektiva të reja dhe për t’i kthyer qytetarët në qendër të vendimmarrjes.
Me Një Zë, me Zulhajrat Demirin për Komunën e Vrapçishtit.
Foto: MIA