(VIDEO) Mickoski nga Davos: Në vitet në vijim për dy herë e gjysmë do të rritet nevoja për energji elektrike, Maqedonia nuk do të jetë monitoruese e heshtur e këtyre proceseve
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në Panelin për energjetikë në Davos, ku theksoi se Maqedonia duhet ta zhvillojë ekonominë e saj dhe nga një ekonomi e bazuar në zhvillimin e industrisë automobilistike, ta diversifikojë dikasterin e saj dhe të jetë një faktor i rëndësishëm, duke marrë parasysh performancën dhe potencialin që ofrojmë në sektorin energjetik.
- Post By Melahat Baftija
- 20:51, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në Panelin për energjetikë në Davos, ku theksoi se Maqedonia duhet ta zhvillojë ekonominë e saj dhe nga një ekonomi e bazuar në zhvillimin e industrisë automobilistike, ta diversifikojë dikasterin e saj dhe të jetë një faktor i rëndësishëm, duke marrë parasysh performancën dhe potencialin që ofrojmë në sektorin energjetik.

"Sot patëm, do të thosha, takime shumë të suksesshme dhe frymëzuese me një numër të madh kompanish multinacionale. Temat që u trajtuan ishin temat nga fusha e energjetikës, shëndetësisë dhe teknologjisë së lartë. Natyrisht, nga ana jonë u prezantuan mundësitë për investime në Maqedoni, në ekonominë maqedonase, gjë që do të nënkuptojë vlerë të shtuar për qytetarët maqedonas", theksoi kryeministri Mickoski në video deklaratën nga Davosi.
Ai shtoi se ajo ku do të doja të ndalesha veçanërisht është pjesa e dytë e ditës, përkatësisht paneli për energjetikë, ku isha pjesëmarrës aktiv dhe folës së bashku me Sekretarin për Energjetikë të SHBA-së, Kris Rajt, ndërsa në të cilën ka marrë pjesë udhëheqësia bot.rore në biznesin energjetiik, kompani që vijjn nga të gjitha kontinentet dhe është biseduar për pritjet dhe planet për zhvillim të energjetikës në vitet që vijojnë.

"Energjetika në fushën e prodhimit të energjisë elektrike. Pse pikërisht prodhimi i energjisë elektrike? Ajo që mund ta përmbledh si rezultat të këtij paneli për energjetikë janë tre gjëra.Gjëja e parë është se në vitet që vijnë, nevoja për energji në botë do të rritet, por nevoja për energji elektrike do të rritet dy e gjysmë herë më shpejt dhe këtu ne si Maqedoni, si shtet, nuk guxojmë të jemi vëzhgues të heshtur, por duhet të jemi faktor aktiv dhe pjesëmarrës aktiv dhe këtu përsëri do të duhet t’i rihapim dhe t’i ristartojm të gjitha ato projektet energjetike ndoshta të harruara nga e kaluara, si Çebreni dhe Galishta, Boshkov Most dhe të tjerat, si dhe të ofrojmë potencialin për investime në burime të rinovueshme të energjisë për një numër të madh investitorësh që shprehën interes të qartë gjatë diskutimeve pas përfundimit të panelit", theksoi Mickoski.
Gjëja e dytë, e cila gjithashtu është shumë e rëndësishme, është se në dhjetë vitet e ardhshme, kapacitetet prodhuese që duhet të ndërtohen dhe që duhet të prodhojnë energji elektrike në botë, do të duhet të prodhojnë gjithsej 40.000 teravat-orë energji elektrike.

"Sa është kjo sasi energjie? Është pesë mijë e pesëqind herë më shumë sesa konsumi aktual i energjisë elektrike në Maqedoni dhe afërsisht aq sa sot konsumojnë së bashku SHBA-të, Kanadaja, BE-ja dhe Japonia", tha Mickoski.
Kryeministri theksoi se kjo është e nevojshme sepse në vitet që vijnë zhvillimi i njerëzimit do të përfshijë zhvillimin e inteligjencës artificiale, dhe bashkë me të edhe qendrat e të dhënave, apo të ashtuquajturat data centers, të cilat funksionojnë jo me energji, por me energji elektrike.
"Këto janë tre faktet shumë të rëndësishme që ne, si shtet, duhet t’i ndjekim dhe në atë drejtim ta zhvillojmë ekonominë tonë. Nga një ekonomi që bazohej në zhvillimin e industrisë automobilistike, duhet ta diversifikojmë portofolin tonë dhe të bëhemi një faktor i rëndësishëm, duke pasur parasysh performancat dhe potencialin që ofrojmë në sektorin e energjetikës. Unë jam i bindur se këtë, si shtet, mund ta realizojmë. Jam i bindur se ne si shtet, do t’ia arrijmë qëllimit", theksoi kryeministri në video deklaratën. mb/
Foto/video: Qeveria