Ushtruesja e detyrës presidentja Haxhiu emëron Vasfije Krasniqi Godmanin dhe Shyhrete Tahirin të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës
- - Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti në takim Vasfije Krasniqi Godmanin dhe Shyhrete Tahirin, të cilat, janë emëruar të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, njoftoi Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).
- Post By Fitore Curri
- 17:24, 10 prill, 2026
Prishtinë, 10 prill 2026 (MIA) - Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti në takim Vasfije Krasniqi Godmanin dhe Shyhrete Tahirin, të cilat, janë emëruar të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, njoftoi Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).
Gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional.
Në këtë drejtim, siç bëhet e ditur në kumtesën e ZPRK-së, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet, për forcimin e mbështetjes për të mbijetuarat dhe për avancimin e të drejtave të tyre, duke e mbajtur kërkesën për drejtësi aktive dhe të pranishme. Institucionet do të vazhdojnë angazhimin për dinjitet, drejtësi dhe trajtim të barabartë.
Foto: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.