• e diel, 01 shkurt 2026

Ushtria amerikane sekuestroi cisternën e shtatë lidhur me Venezuelën

Ushtria amerikane sekuestroi cisternën e shtatë lidhur me Venezuelën

Uashington, 21 janar 2026 (MIA) - Ushtria amerikane tha mbrëmë se ka sekuestruar një tjetër cisternë që lidhet me Venezuelën në Detin e Karaibeve, i shtati me radhë që kur presidenti i SHBA-së Donald Tramp nisi fushatën për të kontrolluar naftën venezuelase.

Komanda jugore e SHBA-së e cila mbikëqyr disa anije luftarake dhe mijëra trupa në rajon, bëri të ditur se anija motorike Sagita u mor "pa ndonjë incident".

Në komunikatë shtohet se sekuestrimi i cisternës e cila vepronte në kundërshtim me një karantinë për anijet e sanksionuara në Detin e Karaibeve, tregon vendosmërinë e SHBA-së për të siguruar që nafta e vetme që del nga Venezuela të eksportohet në mënyrë të koordinuar dhe ligjore.

Administrata e Trampit e ka fokusuar strategjinë e saj të politikës së jashtme në Amerikën Latine tek Venezuela, me qëllim marrjen nën kontroll të resurseve të saja të naftës.

Pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro më 3 janar, SHBA po planifikon marrjen afatgjate të industrisë së naftës së Venezuelës.

Më herët cisternat e sekuestruara ishin ose nën sanksionet e SHBA-së ose pjesë e një "flote në hije" - anije që fshehin origjinën e tyre për të transportuar naftë nga vendet e sanksionuara, përfshirë Iranin, Rusinë dhe Venezuelën.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR