Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, bëri të ditur sot Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 10:00, 14 prill, 2026
Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, bëri të ditur sot Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup.
"Sektori i kontrollit sanitar në periudhën prej 6 deri më 11 prill mori 189 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 189 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren e kërkesave për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", informoi Ndërmarrja publike e qytetit.
Foto: Faqja në Fejsbuk e Ndërmarrjes publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup