• e mërkurë, 15 prill 2026

Uitkof: Teherani është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje për ndalimin e konfliktit

Uitkof: Teherani është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje për ndalimin e konfliktit

Uashington, 26 mars 2026 (MIA) - Përfaqësuesi i veçantë i presidentit amerikan, Stiv Uitkof, deklaroi sot se ekzistojnë tregues që Teherani është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje për ndalimin e konfliktit. 

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Uitkof konfirmoi se SHBA-ja ka prezantuar një plan me 15 pika si kornizë për një marrëveshje paqeje, dhe shtoi se në fillim të negociatave ishte krejt e qartë se Irani nuk do të pranonte një marrëveshje që do të përmbushte objektivat e Uashingtonit, transmeton Skaj njuz. 

“Në fund, i thamë Iranit edhe një gjë: mos e vlerësoni gabim përsëri", theksoi Uitkof, duke ripërsëritur pretendimin e mëparshëm se negociatorët iranianë i thanë palës amerikane se kanë mjaft uranium për "11 bomba atomike". 

Zëvendëspresidenti amerikan, XH.D. Vens, ripërsëriti pretendimet e presidentit amerikan, Donald Tramp, se ushtria iraniane është shkatërruar, dhe shtoi se kjo u jep SHBA-ve mundësi për të vepruar. Sipas tij, këto janë "opsione që do të sigurojnë që Irani të mos fitojë kurrë armë bërthamore". 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR