Uitkof për dorëzimin e armëve të Hamasit: Nuk kanë zgjidhje
- I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof deklaroi se është i bindur se grupi militant palestinez Hamas do të çarmatoset si pjesë e planit paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp për Rripin e Gazës.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:09, 30 janar, 2026
Uashington, 30 janar 2026 (MIA) - I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof deklaroi se është i bindur se grupi militant palestinez Hamas do të çarmatoset si pjesë e planit paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp për Rripin e Gazës.
"I mënjanuam terroristët nga atje dhe ata do të demilitarizohen. Do ta bëjnë atë sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. Kështu që, e presim atë", tha Uitkof në takimin e Kabinetit amerikan, duke përmendur konkretisht se organizata do t'i "dorëzojë AK-47", pushkët sulmuese të njohura edhe si Kallashnikovë.
Sipas fazës së parë të planit paqësor, armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 10 tetor 2025. Si pjesë e marrëveshjes ishte kryer edhe këmbimi i pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.
Faza e dytë e planit të Trampit në 20 pika parasheh çarmatim të Hamasit dhe vendosje të forcave ndërkombëtare për stabilizim (ISF). Megjithatë, organizata militante fuqishëm refuzon t'i dorëzojë armët.
"Shumë njerëz tha se asnjëherë nuk do të çarmatosen. Duket sikur do të çarmatosen", tha Tramp në takimin në Kabinet.
Sipas raporteve të mediumeve izraelite, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu në fund të vitit e informoi Trampin se Hamasi ende posedon rreth 60.000 kallashnikovë në Rripin e Gazës.
Hamasi është i gatshëm të heqë dorë nga kontrolli ndaj Rripit të Gazës, por refuzon të çarmatoset. Izraeli pohon se grupi militant e ka shfrytëzuar kohën për rigrupim. Pas armëpushimit, grupi ndërmori hapa të kahëzuar përvendosje të sërishme të kontrollit të vet dhe pozitëssë fuqishme në Rripin e Gazës, thonë nga Izraeli, transmetoi DPA.
Plani paqësor i Trampit për Gazën u mbështet me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të KB-së në nëntor. Qëllimi kryesor i planit është përfundimi i përhershëm i luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe të ripërtërihet brezi bregdetar, që në masë të madhe është shkatërruar pas dy viteve luftë. ab/
foto: МIА arkivi