• e diel, 01 shkurt 2026

Ueber e ripërtëriu idenë për bashkim të funksioneve kryetar i Këshillit të Evropës dhe Komisionit evropian

Ueber e ripërtëriu idenë për bashkim të funksioneve kryetar i Këshillit të Evropës dhe Komisionit evropian

Bruksel, 30 janar 2026 (MIA) - Njeriu i parë i Partisë popullore evropiane (EPP), Manfred Ueber e ripërtëriu idenë e tij për bashkim të funksioneve në një të kryetarit të Këshillit të Evropës dhe të Këshillit evropian.

Sipas Ueber, në këtë mënyrë me një kryetar, BE-ja do të mund "të flasë me një zë" në skenën globale.

Ueber konsideron se hapi i këtillë do të ishte i mundur, sepse për atë nuk do të nevojitej të bëhen ndryshime në marrëveshjet e BE-së.

Por, me qëndrimin e këtillë të Ueberit nuk dakordohet Këshilli i Evropës, i cili theksoi se në pajtim me marrëveshjet e BE-së "në formën e ytre të tanishme" një person nuk mund t'i kryejë dy funksionet.

I qëndrimit të ngjashëm është edhe anëtari i Komitetit për çështje kushtetuese të Parlamentit evropian, Sandro Goci, sipas të cilit marrëvehsjet e BE-së "ia ndalojnë kryetarit të Këshillit të mbajë çfarëdo mandati nacional". 

Vërejtje i bëhet pozitës së kryetarit të Komisionit evropian, i cili në kuadër të trupit ekzekutiv të Unionit e paraqet shtetin e vet amë. Në rastin e tanishëm, kreu i KE-së, Ursulla fon der Lajen është prëfaqësuese e Gjermanisë në Komision.

Ueber këtë ide për herë të parë e promovoi gjatë fushatë për zgjedhjet për anëtarë të Parlamentit evropian, kur ai ishte "shpicekandidat" i EPP-së, përkatësisht kandidat për kryetar të KE-së. Megjithatë, pas zgjedhjeve disa nga vendet anëtare nuk e mbështetën kandidaturën e Ueberit dhe në vend të tij në funksion u zgjodh Fon der Lajen.

Muajin e kaluar idenë për bashkim të dy funksioneve e përmendi edhe ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

Funksioni kryetar i Këshillit të Evropës u vendos me Marrëveshjen e Lisbonës prej vitit 2009. Deri atëherë, funksioni i kryetarit ishte me rotacion dhe e kryente kryetari apo kryeministri i shtetit aktual kryesues me BE-në.

Kryetari i Këshillit të Evropës zgjedhet me mandat prej 2,5 viteve me të drejtë rizgjedhjeje. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR