Tusk: Është e rëndësishme që SHBA ta kuptojë ndryshimin midis dominimit dhe lidershipit
- Ne e kemi pranuar lidershipin e SHBA-së si absolutisht të natyrshëm, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që partnerët tanë në Uashington ta kuptojnë ndryshimin midis dominimit dhe lidershipit, tha sonte kryeministri polak Donald Tusk pas mbërritjes në Samitin joformal të BE-së në Bruksel.
- Post By Sara Ademi
- 19:23, 22 janar, 2026
Bruksel, 22 janar 2026 (MIA) - Ne e kemi pranuar lidershipin e SHBA-së si absolutisht të natyrshëm, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që partnerët tanë në Uashington ta kuptojnë ndryshimin midis dominimit dhe lidershipit, tha sonte kryeministri polak Donald Tusk pas mbërritjes në Samitin joformal të BE-së në Bruksel.
"Lidershipi është në rregull. Bashkëpunimi me SHBA-në është në rregull. Jam absolutisht i sigurt se duhet t'i mbrojmë marrëdhëniet tona nga të gjitha sfidat dhe problemet. Mendoj se sot edhe Evropa duhet të jetë absolutisht e bashkuar për të mbrojtur këto marrëdhënie", tha Tusk.
Sipas tij, në këto momente kritike është e rëndësishme që BE-ja të ruajë unitetin me partnerët dhe miqtë e saj, sepse ky unitet është vërtet i paçmuar.
"Nuk po flas vetëm për BE-në, por edhe për bashkëpunimin tonë me Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Islandën, Norvegjinë. Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur këto probleme shumë të çuditshme që kemi sot në politikën ndërkombëtare", shtoi Tusk. sa/
Foto: Printskrin