Turqia e vazhdoi për një vit mandatin e njësive detare në Gjirin e Adenit
- Parlamenti i Turqisë sot e miratoi dekretin e presidentit Rexhep Taip Erdogan, me të cilin vazhdohet për një vit mandati i njësive detare turke të sistemuara në Gjirin e Adenit, ujërat territoriale në Somali, Derin arab dhe rajonet fqinje.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:17, 21 janar, 2026
Ankara, 21 janar 2026 (MIA) - Parlamenti i Turqisë sot e miratoi dekretin e presidentit Rexhep Taip Erdogan, me të cilin vazhdohet për një vit mandati i njësive detare turke të sistemuara në Gjirin e Adenit, ujërat territoriale në Somali, Derin arab dhe rajonet fqinje.
Mandati i vazhduar i njësive detare turke fillon më 10 shkurt 2026. Vazhdimi u mundëson njësive turke të vazhdojnë me operacionet e veta kundër piraterisë, vjedhjeve të armatosura dhe terrorizmit në det në rajonin e Gjirit të Adenit, kyç për tregtinë globale.
Erdogan në dekret përkujton rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratuara mes viteve 2008 dhe 2021, ndërkaq kanë të bëjnë me luftën kundër akteve të poraterisë dhe vjedhjeve të armatosura të kryera në Gjirin e Adenit, ujërat territoriale të Somalisë, Detin arab dhe rajonet fqinje. ab/
Foto: МIА arkivi