• e diel, 01 shkurt 2026

Tre të vdekur nga shpërthimi i një automobili-bombë në Jemen

Tre të vdekur nga shpërthimi i një automobili-bombë në Jemen

Sanë, 21 janar 2026 (MIA) - Së paku tre persona e humbën jetën gjatë shpërthimit të një automobili-bombë në pjesën jugore të Jemenit. Sulmi me siguri ishte kahëzuar drejt liderit të grupit të armatosur, të mbështetur nga Arabia Saudite.

Në veri të Adenit u sulmua karvani i përfaqësuesit të lartë të Brigadave të gjigantëve Hamdi Shukri. Gjatë shpërthimit të automobilit-bombë janë lënduar tre persona.

Forcat jemenase të sigurisë konfirmuan se sulmi ishte kundër karvanit të Shukrit.

Në Jemen, më shumë se një dekadë po zhvillohet luftë qytetare, në të cilën janë përfshirë konteste të ndërlikuara religjioze dhe fisnore dhe intervenimi i forcave rajonale. Brigadat e gjigantëve bashkëpunojnë me Forcat e mburojës kombëtare, mbështetur nga Arabia Saudite, në mënyrë që t'i kthejnë rajonet në jug të Jemenit të cilat në dhjetor u morën nga Këshilli separatist jugor kalimtar (STC), i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR