Tre të vdekur, dy të zhdukur dhe shtatë të plagosur në zjarrin në një fabrikë në qytetin grek Trikalë
- Trupat e pajetë të tri grave janë nxjerrë pas shuarjes së zjarrit që rreth orës 4 të mëngjesit ka shpërthyer në fabrikën për prodhimin e biskotave "Violanda" në qytetin grek Trikalë, ndërsa janë edhe dy të zhdukura edhe dy të punësuara, ndërsa janë plagosur shtatë persona të tjerë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
- Post By Melahat Baftija
- 09:22, 26 janar, 2026
Athinë, 26 janar 2026 (MIA) - Trupat e pajetë të tri grave janë nxjerrë pas shuarjes së zjarrit që rreth orës 4 të mëngjesit ka shpërthyer në fabrikën për prodhimin e biskotave "Violanda" në qytetin grek Trikalë, ndërsa janë edhe dy të zhdukura edhe dy të punësuara, ndërsa janë plagosur shtatë persona të tjerë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Sipas mediave lokale, zjarri ka shpërthyer gjatë turnit të natës me 13 të punësuar në repartin e prodhimit dhe pjekjes së biskotave, me ç'rast ka pasur edhe shpërthime, ndërsa shkaqet tash për tash janë të panjohura.
Shpërthimet, sipas infornacioneve të njejta kanë qenë të fuqishme, të cilat janë dëgjuar edhe në fshatrat përrreth edhe në qendër të Trikalës që është rreth gjashtë kilometra nga fabrika.
Shërbimi zharrfikës ka interevemnuar me 40 zjarrfikës me 13 automjete, ndërsa edhe cisternat nga komuna.
Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Adonis Georgiadis duke filur për televizionin "Skaj" tha se në spitalin e Trikalës janë dërguar gjashtë të punësuar dhe një zjarrfikës, të gjithë janë në gjendje të mirë, me probleme në frymëmarrje. mb/
Foto: ERT