• e diel, 01 shkurt 2026

Trampi thotë se Putin ka rënë dakord që Rusia të mos e sulmojë Ukrainën një javë

Trampi thotë se Putin ka rënë dakord që Rusia të mos e sulmojë Ukrainën një javë

Uashington, 29 janar 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ka rënë dakord me kërkesën e tij që Rusia të mos sulmojë kryeqytetin Kiev dhe qytetet e tjera në Ukrainë.

Duke folur në takimin e kabinetit të tij, Tramp shpjegoi se i kishte kërkuar Putinit ta bëjë këtë për shkak të motit rekord të ftohtë.

Temperatura në Kiev është nën zero, kurse javën e ardhshme pritet një valë të ftohti, si rezultat i së cilës termometrit në kryeqytetin ukrainas do të shënojnë deri në minus 20 gradë Celsius.

Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi përparim të madh në bisedimet trilaterale paqësore, në të cilat marrin pjesë të dyja palët në konflikt dhe SHBA-ja.

Përfaqësuesi i veçantë i Trampit, Stiv Uitkof, ndërkohë, bëri të ditur se këto bisedime do të vazhdojnë për rreth një javë.

Runda e parë u zhvillua në Abu Dabi të premten dhe të shtunën.

Uitkof tha se çështjet për garancitë e ardhshme të sigurisë dhe prosperitetit të Ukrainës janë në masë të madhe të zgjidhura. Palët vazhdojnë të negociojnë për territoret, shtoi ai.

Pengesa kryesore në bisedime është kërkesa e Moskës që ushtria ukrainase të tërhiqet nga pjesa e Donbasit që ushtria ruse nuk e ka pushtuar.

Të paktën gjashtë persona u vranë në sulmet ruse të dielën në juglindje të Ukrainës – tre në rajonin Zaporozhje, dy në Herson dhe një në rajonin eDnipropetrovskit, më saktësisht në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Krivi Rih.

Rusia shpesh sulmon qytetin e lindjes së Zelenskit që nga fillimi i luftës, e cila shpërtheu para rreth katër vjetësh. ls/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR