Trampi pas takimit me Zelenskin i tha Putinit: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet
- Presidenti amerikan Donald Tramp pas bisedave të sotme me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski në Davos tha se mesazhi i tij për liderin rus Vladimir Putin është se "lufta në Ukrainë duhet të ndalet".
- Post By Sara Ademi
- 18:50, 22 janar, 2026
Davos, 22 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp pas bisedave të sotme me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski në Davos tha se mesazhi i tij për liderin rus Vladimir Putin është se "lufta në Ukrainë duhet të ndalet".
Trampi i vlerësoi bisedat me Zelenskin si "të mira", por nuk zbuloi detaje për përmbajtjen e tyre. Takimi, i cili zgjati rreth një orë, vjen pas diplomacisë intensive disajavëshe në të cilën Kievi përballet me presion nga Uashingtoni për arritje të paqes.
"Mendoj se takimi me presidentin Zelenski ishte i mirë. Ky është një proces i gjatë", tha Trampi, duke shtuar se të dërguarit amerikan pritet më vonë sot të arrijnë në Moskë.
Paraprakisht këtë javë, Zelenski njoftoi se do të udhëtojë në Davos vetëm nëse nënshkruan marrëveshje për garancionet amerikane të sigurisë dhe financimin për rindërtimin e pasluftës, por pas takimit të sotëm nuk ka shenja të qartë për një përparim të tillë. Ukraina për momentin po përballet edhe me një krizë të rëndë energjetike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës.
I dërguari special amerikan Stiv Vitkof tha se është arritur një progres i madh. Vitkof, së bashku me dhëndrin e Trampit, Xhared Kushner, sot duhet të takohen me Putinin në Moskë për të biseduar për një plan të mundshëm për armëpushim. sa/
foto: EPA