• e martë, 24 mars 2026

Trampi mohon se Izraeli e ka tërhequr SHBA-në në luftë me "të marrët" iranianë, për të cilët thotë se "sulmuan të parët"

Trampi mohon se Izraeli e ka tërhequr SHBA-në në luftë me

Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp mohon se Izraeli e ka tërhequr SHBA-në në luftën me Iranin.

"Zhvilluam negociata me këta të marrë dhe mendimi im ishte se (iranianët) do të sulmojnë të parët", pohoi Trampi ndaj pyetjes së gazetarëlve në Dhomën ovale.

Brifingjet e Pentagonit të dielën thuhet se i thanë Kongresit se SHBA-ja nuk ka informata zbuluese se Irani planifikon sulm parandalues ndaj SHBA-së.

"Ata do të sulmonin, nëse ne nuk do ta kishim bërë atë, ata do të sulmonin të parët. Pata qëndrim të fuqishëm për atë", tha Trampi për Iranin.

"Do të thotë, nëse asgjë tjetër, ndoshta e detyrova Izraelin të përzihet", shtoi ai.

Në pyetjen se cili do të ishte skenari i tij më i keq në Iran, presidenti amerikan tha: "Supozoj nëse vjen dikush aq i keq".

Trampi i dha komentet derisa u përgjigjej pyetjeve nga mediumet, duke qenë i ulur pranë kancelarit gjerman, Fridrih Merc në Shtëpinë e Bardhë, i cili ndodhet për vizitë. ab/

fotо: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR