• e mërkurë, 15 prill 2026

Trampi ka propozuar ish gjeneralin Erik Vendt për ambasador të ri në Shqipëri

Trampi ka propozuar ish gjeneralin Erik Vendt për ambasador të ri në Shqipëri

Tiranë, 14 prill 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp për ambasador të ri të Shqipërisë ka propozuar ish gjeneralin amerikan, Erik Vendt nga Kalifornia. 

Zgjedhja e Vend duhet të konfirmohet nga Senati. Ai vjen në vendin e ambasadores Juri Kim, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2023. Dy vite më parë, nominimi i diplomatit Dejvid Xh. Kostelançik për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri "dështoi" pasi disa senatorë republikanë votuan kundër tij. Bllokimet e nominimeve që kërkojnë konfirmim nga Senati janë praktikë e zakonshme në betejat politike në Uashington. 

Aktualisht, ushtruese e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Tiranë është Nensi Van Horn.

Vendt është në armatën amerikane që nga viti 1986. Që nga viti 1991, ai është pjesë e forcave speciale "Beretat e Gjelbra", duke ndërtuar një profil të fortë si oficer i operacioneve speciale. Në nëntor të vitit 2017, ai mori detyrën e koordinatorit të sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, duke luajtur një rol kyç në koordinimin e çështjeve të sigurisë në rajon.

Është i diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në siguri kombëtare në shkollën pasuniversitare detare. qa/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR