Trampi: Forcat amerikane "shumë shpejtë" do të tërhiqen nga Irani
- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se forcat amerikane "shumë shpejtë" do të tërhiqen nga Irani, por se mund të kthehen për operacione individuale.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:54, 1 prill, 2026
Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se forcat amerikane "shumë shpejtë" do të tërhiqen nga Irani, por se mund të kthehen për operacione individuale.
Në intervistë për agjencinë Rojters, Trampi nuk saktësoi se kur saktësisht do të përfundojë pjesëmarrja amerikane në luftën kundër Iranit.
"Ata nuk kanë armë bërthamore, sepse nuk janë të aftë ta zhvillojnë për momentin, kështu që do të tërhiqem, do t'i marr të gjithë me veti, ndërkaq nëse duhet të kthehemi, do të kthehemi për sulme individuale", tha Trampi.
Sipas fjalëve të tij, Irani "madje edhe nuk dëshiron të ketë armë bërthamore".
Ai paralajmëroi se gjatë fjalimit të ardhshm drejtuar kombit, do ta shprehë "indinjatën" e tij ndaj vendeve-anëtare të NATO-s, përkatësisht nga refuzimi i tyre për t'iu bashkuar luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Trampi shtoi se "absolutisht" po mendon për dalje të SHBA-së nga Aleanca.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, kumtoi se Trampi do t'i drejtohet kombit për luftën kundër Iranit, ndërkaq me atë rast do të japë "informata të rëndësishme". ab/
Foto: МIА arkivi