• e diel, 01 shkurt 2026

Trampi e prezantoi logon e Bordit të Paqes, i ngjashëm me atë të KB-së por me më shumë ar

Trampi e prezantoi logon e Bordit të Paqes, i ngjashëm me atë të KB-së por me më shumë ar

Davos, 22 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp në Forumin Ekonomik Botëror në Davos prezantoi logon e re të arit për "Bordin e tij të paqes", e cila në dizajnin e saj kujton emblemën e Kombeve të Bashkuara.

Logoja, e ngjashme me simbolin e KB-së, përshkruan Tokën e rrethuar nga degë ulliri. Megjithatë, ekziston një ndryshim thelbësor: ndërsa emblema e KB-së përshkruan botën me të gjitha kontinentet e shikuara nga Poli i Veriut, logoja e Këshillit të Paqes e Trampit vendos SHBA-në në qendër në një madhësi të zmadhuar dhe dominuese.

Simboli është bërë në ar, që është një shenjë dalluese e stilit të presidentit amerikan. Edhe emblema zyrtare e KB-së përdor ar në disa versione, ndërsa flamuri i organizatës është i bardhë në një sfond blu. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR