Trampi e kërcënoi Iranin me sulme ndaj elektranave nëse bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nuk hiqet në afat prej 48 orëve
- Presidenti amerikan, Donald Tramp kërcënoi se do t'i shkatërrojë elektranat iraniane nëse Teherani nuk e hapë Ngushticën e Hormuzit për anijet në afat prej 48 orëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:34, 22 mars, 2026
Uashington, 22 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp kërcënoi se do t'i shkatërrojë elektranat iraniane nëse Teherani nuk e hapë Ngushticën e Hormuzit për anijet në afat prej 48 orëve.
Deklarata e Trampit, e dhënë mbrëmë në rrjetet sociale, është vetëm një ditë pasi që ai paralajmëroi se SHBA-ja po mendon për "përfundim gradual" të operacionit në Lindjen e Afërt.
"Nëse Irani nik e hapë plotësisht, pa kërcënime, Ngushticën e Hormuzit në afat prej 48 orëve nga ky moment, SHBA-ja do t'i sulmojë elektranat e tyre, duke filluar nga më e madhja!".
Kërcënimi nga sulmet iraniane i parandalon shumicën e anijeve të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit - rrugë relativisht e ngushtë ujore që shërben për dërgesë të rreth një të pestës së rezervave botërore të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror, që potencialisht shkakton tronditje globale energjetike.
Mbyllja e ngushticës për pothuajse të gjitha anijet javën e kaluar i rriti çmimet e energjensëve në Evropë deri 35 për qind.
Ndërkohë, konflikti amerikano-izraelit me Irnain hyri në fazë të re pasi që Irani gjuajti dy raketa balistike drejt bazës ushtarake amerikano-britanike në ishullin Diego Garsia në Oqeanin indian.
Paraprakisht, Uollstrit xhurnall" kumtoi se Irani ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi drejt bazës, por nuk arriti ta goditë.
Në sulmin e mbrëmshëm iranian me raketa janë goditur qytetet jugore izraelite Dimona dhe Arad, me ç'rast ka viktima dhe së paku 100 të plagosur. ab/
Foto: МIА arkivi