Trampi: Çmimet e naftës do të bien kur të përfundojë lufta, është më mirë nëse Iranin nuk e udhëheqë Pahlavi
- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se pret që pas rritjes, çmimet e naftës do të bien kur të përfundojë lufta në Iran dhe se dikush që jeton në Iran me siguri do të ishte kandidati më adekuat për ta marrë vendin se djali i ish-shahut iranian në ekzil, Reza Pahlavi, i cili jeton në SHBA.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:08, 3 mars, 2026
Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se pret që pas rritjes, çmimet e naftës do të bien kur të përfundojë lufta në Iran dhe se dikush që jeton në Iran me siguri do të ishte kandidati më adekuat për ta marrë vendin se djali i ish-shahut iranian në ekzil, Reza Pahlavi, i cili jeton në SHBA.
Trampi në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman, Fridrih Merc në Dhomën ovale deklaroi se, për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, çmimet e naftës me siguri do të jenë "të larta për një kohë", por se do të ulen kur të përfundojë gjithçka due se madje do të jenë më të ulëta se më parë", transmeton Bi-Bi-Si.
"Do të thotë, nëse kemi çmim pak më të lartë të naftës një kohë, sapo t[ë përfundojë kjo, ato çmime do të ulen. Besoj se do të jenë madje më të ulëta se më parë", tha Trampi.
Në pyetjen nëse e sheh Reza Pehlavin, djalin e dëbuar të shahut të fundit iranian, sis opsion të mundshëm për ta udhëhequr Iranin në të ardhmen, Trampi tha se Pahlavi duket njeri i mirë, por se, edhe pse "disa njerëz e duan", ai beson se skenari më i mirë i mundshëm do të ishte "dikush nga atje" ta marrë pushtetin.
Trampi i paralajmëroi iranianët të mos dalin në rrugë derisa zgjatë bombardimi.
Sipas tij, komuniteti iranian në SHBA është i kënaqur nga operacioni amerikan kundër iranit, që filloi të shtunën.
foto: ЕPА