Tramp: Nuk do të vendosim dogana për shkak të Grenlandës
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sonte kumtoi se nuk do të vendosë dogana ndëshkuese nga muaji i ardhshëm, sepse me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, është dakorduar për konturat e marrëveshjes për të ardhmen e Grenlandës dhe për tërë rajonin arktik.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:34, 21 janar, 2026
Uashington, 21 janar 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sonte kumtoi se nuk do të vendosë dogana ndëshkuese nga muaji i ardhshëm, sepse me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, është dakorduar për konturat e marrëveshjes për të ardhmen e Grenlandës dhe për tërë rajonin arktik.
Tramp shtoi se zgjidhja do të jetë e shkëlqyeshme për SHBA-në dhe për vendet-anëtare të NATO-s.
"Në bazë të takimit shumë produktiv që e pata me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, vendosëm kornizë për marrëveshje tëa rdhshme lidhur me Grenlandën, por në të vërtetë edhe për tërë rajonin arktik. Kjo zgjidhje, nëse ndodhë, do të jetë e shkëlqyeshme për SHBA-në dhe për të gjitha vendet-anëtare të NATO-s. Në bazë të kësaj, nuk do t'i vendosi doganat që duhej të hynin në fuqi më 1 shkurt", kumtoi Tramp në rrjetin e tij social Truth social.
Ai shtoi se do të bisedohet për projektin "Kupola e artë" e Grenlandës.
Tramp theksoi edhe se në negociata do të marrin pjesë nënpresidenti Xhej Di Vens, sekretari i Shtetit, Marko Rubio, i dërguari i posaçëm, Stiv Uitkof dhe të tjerë. ab/
foto: X