• e martë, 24 mars 2026

Tramp: Mendoj se me Kubën mund të bëjë çka të dua

Tramp: Mendoj se me Kubën mund të bëjë çka të dua

Uashington, 17 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se mendon se do të ketë "nderin të pushtonte Kubën" dhe se me atë vend ishullor "mund të bëjë çfarë të dojë". 

"Besoj se do të kem nderin të pushtoja Kubën. Kjo do të ishte mirë. Do të ishte një nder i madh", tha Trampi gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë. 

Presidenti amerikan ka përsëritur me javë të tëra se Kuba është në prag të kolapsit. 

"Pavarësisht nëse e çliroj, e pushtoj, mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të. Ata janë një komb shumë i dobësuar për momentin. Është një komb i dështuar. Ata nuk kanë para, nuk kanë naftë, asgjë", tha ai. 

Nën Trampin, Uashington e rriti presionin ekonomik ndaj Kubës, me qëllim që të ndërpresë rrjedhën e valutës së huaj dhe naftës drejt ishullit karaibik. 

Presioni u intensifikua pasi autoritetet amerikane në janar ndërmorën një operacion kundër presidentit venezuelian Nikolas Maduro, i cili u arrestua në kryeqytetin Karakas dhe u dërgua në SHBA. 

Me atë veprim, Havana humbi një nga aleatët e saj më të rëndësishëm, i cili për një kohë të gjatë e kishte mbështetur ishullin, veçanërisht përmes furnizimit me naftë, në kushtet e embargos tregtare shumëvjeçare amerikane ndaj Kubës. 

Për momentin, Kuba është në një nga krizat më të rënda ekonomike që nga revolucioni i vitit 1959, i udhëhequr nga Fidel Kastro. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR