Tramp me paralajmërim për shkak të strategjisë "së rrezikshme" të Starmerit ndaj Kinës
- Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se do të ishte "e rrezikshme" për Mbretërinë e Bashkuar të punojë me Kinën, përderisa kryeministri britanik, Kir Starmer polëvizë drejt përforcimittë lidhjeve ekonomike me Pekinin në ditën e fundit të vizitës së tij.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:51, 30 janar, 2026
Londër,30 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se do të ishte "e rrezikshme" për Mbretërinë e Bashkuar të punojë me Kinën, përderisa kryeministri britanik, Kir Starmer polëvizë drejt përforcimittë lidhjeve ekonomike me Pekinin në ditën e fundit të vizitës së tij.
Kryeministri britanik dje u takua me presidentin kinez, Shi Xhinping duke u angazhuar për raport "më të sofistikuar" mes dy vendeve. Në pyetjen e gazetarëve përpërpjekjet e Britanisë së Madhe për t'i përforcuar lidhjet ekonomike me Kinën, Tramp shprehi mospajtim.
"Kështu që, është shumë rrezik për ta ta bëjnë atë, ndërkaq mendoj se është akoma më e rrezikshme për Kanadanë të hyjë në biznes me Kinën", tha ai dhe shtoi se Kanadaja qëndron "keq" dhe porositi se "nuk mund të shihet Kina si përgjigje".
Kryeministri kanadez, Mark Karni e vizitoi Kinën paraprakisht në janar, me ç'rast dy vendet kërkuan lidhje më të afërta ekonomike dhe arritën marrëveshje preliminare për ulje të doganave për mallra të caktuara. Tramp më vonë e kërcënoi edhe Kanadanë me doganë prej 100 për qind për eksportin nëse Otava hyn në marrëveshje me Kinën për tregti të lirë, por Karni mohoi plane të tilla.
Komentet e presidentit amerikan vijnë përderisa Starmeri e përfundon vizitën e tij në Kinë. Ai sot do të takohet me biznesmenë në Pekin, duke e vazhduar presionin e vet për përforcim të lidhjeve ekonomike. Me atë rast, kryeministri britanik do të udhëtojë drejt Shangait para se të niset drejt Tokios në darkë pune me kolegen e tij japoneze, Sanae Takaiçi.
Starmer i theksoi përfitimet financiare nga raporti i përmirësuar me Kinën, e cila është pjesë e zinxhirëve global të furnizimit. Ai foli edhe para Këshillit të biznesit Britani e Madhe-Kinë, ku drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike britanike "AstraZeneka",Paskal Sorio, paralajmëroi investim prej 100 miliardë juanëve (14,4 miliardë dollarë) në Kinë deri në vitin 2030.
Dauning strit e la të hapur derën për vizitë të ardhshme të Shi në Britani të Madhe, vizita e fundit e tëcilit në atë vend ishte në tetor të vitit 2015. Udhëtimi i Starmerit është vizita e parë e një kryeministri britanik në Kinë prej vitit 2018. ab/
Foto: DPА