• e diel, 01 shkurt 2026

Tramp kërcënoi me dogana prej 100-për qind për Kanadanë nëse ndodhë marrëveshja tregtare me Kinën

Tramp kërcënoi me dogana prej 100-për qind për Kanadanë nëse ndodhë marrëveshja tregtare me Kinën

Uashington, 24 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot deklaroi se SHBA-ja do të vendosë dogana 100-përqindëshe për tërë importin kanadez nëse Kanadaja arrin marrëvehsje tregtare me Kinën.

Tramp në rrjetin social Truth social deklaroi se kryeministri kanadez, Mark Karni, të cilin e quajti "guvernator", gabon shumë "nëse mendon se do ta bëjë Kanadanë port tranzit që Kina të dërgojë mallra dhe prodhime në SHBA".

"Atëherë Kina do ta përbinte tërë kanadanë, prëfshirë edhe 'shkatërrimin e bizneseve të tyre, strukturën shoqërore dhe mënyrën e përgjithshme të jetës", shkroi Tramp.

Karni të hënën nënshkroi marrëveshje me presidentin kinez, Shi Xhinping në Pekin me të cilën ulen doganat për automjetet elektrike, produktet bujqësore dhe sektorë të tjerë.

Gjatë bisedës me Shi, në suaza të vizitës së parë të Karnit në Kinë në tetë vitet e fundit, ai tha se angazhimi dhe bashkëpunimi duhet të jenë bazë i partneritetit të ri, duke cekur fusha siç janë bujqësia, energjetika dhe financat si sektorë ku është i mundur përparimi më i shpejtë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR