• e martë, 24 mars 2026

Tramp: Duhet të marr pjesë në zgjedhjen e ajatollahut të ri

Tramp: Duhet të marr pjesë në zgjedhjen e ajatollahut të ri

Uashington, 5 mars 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha se duhet të marrë pjesë në zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, pasi udhëheqësi aktual Ali Khamenei u vra në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit.

Deklaratat e zyrtarëve iranianë dje dhe sot tregojnë se shpallja e pasardhësit të Khameneit po afron dhe djali i tij, Moxhtaba Khamenei, konsiderohet si kandidati kryesor.

Duke komentuar këto akuza në një intervistë për Aksios, Tramp tha: "Po e humbasin kohën kot. Djali i Khameneit është një njeri i dobët. Unë duhet të jem i përfshirë në zgjedhje, siç isha me Delsi Rodrigez në Venezuelë".

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të pranojë një udhëheqës të ri iranian i cili do të vazhdonte politikat e Ali Khameneit, sepse, siç tha ai, kjo do ta detyronte SHBA-në të shkojë përsëri në luftë "brenda pesë vitesh".

"Djali i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran", tha Trampi. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR