• e diel, 01 shkurt 2026

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht me lagështi

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht me lagështi

Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht nëpër rrugë me lagështi, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Shtojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Mjegull dhe dukshmëri e zvogëluar deri në 100 metra vërehen në qafat malore të Gjavatës dhe Strazhës.

Përveç drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe shpejtësia e rregulluar sipas kushteve të rrugëve.

Rekomandohet edhe informimi me kohë nga të gjitha qendrat e informacionit për kushtet dhe trafikun në rrugët shtetërore.

"Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente do të vazhdojnë gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim që të sigurohet rrjedhë e qetë dhe e sigurt e trafikut", thonë nga LAMM.

Nga LAMM përkujtojnë se nga data 15.11.2025, ka filluar detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër-Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës nga 21.11.2025 deri 31.03.2026 do të mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR