• e enjte, 16 prill 2026

Toshkovski: Viktimat e dhunës në familje inkurajohen të denoncojnë rastet, duhet të miratohet edhe Rregullore për trajnimin e nëpunësve të policisë

Toshkovski: Viktimat e dhunës në familje inkurajohen të denoncojnë rastet, duhet të miratohet edhe Rregullore për trajnimin e nëpunësve të policisë

Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Dhuna në familje duhet të diskutohet, por është për keqardhje që kësaj teme të rëndësishme i jepni dimension politik dhe që po i theksoni rastet dhe po flisni për viktimat qe një vit e gjysmë, tha sot nga foltorja e Kuvendit, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili sot u përgjigj në pyetjen e deputetes, Sanja Llukarevska në lidhje me rastet e fundit të dhunës në familje.

Ministri Toshkovski tha se viktimat e dhunës në familje inkurajohen dhe nëse deri para një viti e gjysmë kishte vetëm një rast në territorin e SPB-Shkup, tani regjistrohen dy ose tre raste të dhunës në familje çdo ditë.

Theksoi se sistemi tani duhet të përmirësohet në fushën e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Ligji për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje u miratua gjashtë vjet më parë.

"Problemi është se që atëherë, për gjashtë vjet, ligji ka pasur dispozita që bien ndesh me të tjerat, të cilat nuk mundësojnë Ministria e Punëve të Brendshme të jetë aq efikase sa duhet të jetë që nuk i mundësojnë gjykatës të zhvillojë procedurë që do të konfirmohet nga Gjykata e Apelit, apo Gjykata e Apelit i kthen lëndër përsëri në Gjykatën Themelore, sepse Gjykata Themelore nuk e sakrifikoi viktimën dhe nuk e thirri atë në seancën kryesore. Ajo duhej të ishte e pranishme në përputhje me dispozitat e Ligjit të procedurës civile të cilat i përmendët, etj. Duhet ta zgjidhim plotësisht problemin. Fatkeqësisht, ju nuk e keni zgjidhur, do të isha shumë i lumtur nëse do ta kishit zgjidhur problemin", ka thënë Toshkovski.

Ai theksoi se nga viti 2021 deri më sot, nuk është miratuar Rregullore për trajnimin e nëpunsve të policisë e cila duhej të ishte miratuar në përputhje me Ligjin për dhunën në familje.

"Po, nuk u miratua për një vit e gjysmë gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së dhe katër e gjysmë gjatë kohës së LSDM-së, por nuk po them se nuk u miratua vetëm në katër vjet e gjysmë gjatë kohës së LSDM-së. A e shihni ndryshimin, ne e kemi identifikuar problemin, do të veprojmë në maksimum brenda kompetencave tona dhe energjisë sonë për të ulur rastet e tilla. Dhuna në familje ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë. As unë dhe askush tjetër nuk mund të marrim përsipër detyrimin se do ta zgjidhë dhunën në Maqedoni", tha Toshkovski.

Ai nënvizoi se MPB dhe institucionet e tjera shtetërore duhet të bëjnë gjithçka për të minimizuar rastet e dhunës në familje dhe për të ndërtuar shtetin me kapacitete që do të jenë në gjendje t'u përgjigjen rasteve të dhunës në familje. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR