Toshkovski: Në test periudhë është "Qyteti i sigurt" nëntë viktima më pak nga e njejta periudhë me vitin e kaluar
- Nëntë viktima njerëz u shpëtuan në test periudhën e "Qyteti i sigurt" në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar kur u evidentuan 11 raste të vdekjes nga aksidentet në territorin e SPB Shkup - theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
- Post By Sara Ademi
- 15:06, 21 janar, 2026
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Nëntë viktima njerëz u shpëtuan në test periudhën e "Qyteti i sigurt" në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar kur u evidentuan 11 raste të vdekjes nga aksidentet në territorin e SPB Shkup - theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Në seancën e Kuvendit për pyetjet e deputetëve ai e pyeti Snopçen se cili është çmimi i një jete njeriu duke theksuar se nga zbatimi i projektit meritë e qytetarëve të Maqedonisë ishin pikërisht nëntë jetët e shpëtuara të njerëzve.
"Në test periudhën kemi dy aksidente me raste të vdekjes, përkatësisht dy raste të vdekjes. Nëntë më pak, në mënyrë krahasuese me vitin e kaluar. Vetëm në test periudhën, pa dënime. Dhe kjo është meritë e qytetarëve të Maqedonisë, e gjithë atyre që drejtojnë automjete në territorin e SPB Shkup dhe ata që shkojnë nga Gostivari, Velesi dhe ata që jetojnë në Shkup dhe drejtojnë automjet", tha Toshkovski.
Deputetit i tha se duhet të flasin për projekte të tilla ku shpëtohen jetë njerëzish dhe të cilët do tu ndihmojnë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
" Dhe ndryshe nga ju, nuk e di se si, përveç shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, unë do të them maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë dhe të gjithë qytetarët e tjerë të bukur maqedonas që jetojnë në këtë Maqedoni të bukur. Ju lutem dilni një herë në foltore dhe thoni të gjithë qytetarët maqedonas dhe le të vlejë për të gjithë qytetarët maqedonas, jo vetëm për disa nga qytetarët maqedonas", theksoi Toshkovski.
Ai tha se gjuha shqipe do të përdoret në pajtim me ligjin dhe të gjitha aktet që dalin nga Ministria e Punëve të Brendshme do të jenë në pajtim me Ligjin. sa/
Foto: MIA arkivi