• e hënë, 02 shkurt 2026

Takim Xhaferi - Qehaja: Maqedonia e Veriut dhe Kosova po punojnë në thellimin e politikës ekonomike dhe të fqinjësisë së mirë

Takim Xhaferi - Qehaja: Maqedonia e Veriut dhe Kosova po punojnë në thellimin e politikës ekonomike dhe të fqinjësisë së mirë

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u cek se dy shtetet kanë marrëdhënie bilaterale pozitive dhe konstruktive, dialog të hapur, bashkëpunim ndërparlamentar, si në nivel bilateral, ashtu edhe në atë multilateral. 

Bashkëbiseduesit theksuan se do të vazhdojë përkushtimi i dy shteteve në thellimin e mëtjemë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, para së gjithash avancimin e këmbimit tregtar, bashkëpunimit në domenin e energjetikës dhe ekonomisë. ab/

foto dhe video Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR