Takim pune i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit
- Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot mbajti takim pune me përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, Elaj Kalif, dhe ambasadoren e Shtetit të Izraelit, Vivien Aisen, ku u diskutua bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, njoftoi prexs shërbimi i Kuvendit.
- Post By Besnik Shuki
- 17:39, 26 janar, 2026
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot mbajti takim pune me përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, Elaj Kalif, dhe ambasadoren e Shtetit të Izraelit, Vivien Aisen, ku u diskutua bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, njoftoi prexs shërbimi i Kuvendit.
Theks i veçantë, siç thuhet, iu kushtua bashkëpunimit në suazat e NATO-s, si dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e mbrojtjes.

"Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Shtetit të Izraelit prezantoi tendencat globale të sigurisë që ndikojnë mbi Izraelin, si dhe mundësitë për bashkëpunim me vendet e Ballkanit dhe Baltikut. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për fillimin e një dialogu të strukturuar në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjes së sigurisë", thuhet në kumtesë.

Kryetari i Komisionit, Pavle Arsoski, e theksoi bashkëpunimin e mëparshëm me Qendrën për Trajnimin e Pilotëve, duke vënë në pah përfitimet dhe rëndësinë e kësaj bashkëpunimi për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse.
"Deputetët, në fjalimet e tyre, e theksuan rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit me Shtetin e Izraelit në fushën e mbrojtjes, si një element i rëndësishëm për përforcimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale, si dhe stabilitetin e Ballkanit", informoi pres shërbimi i Kuvendit. bsh/
Foto: Kuvendi i RMV-së