• e diel, 01 shkurt 2026

Takim pune i drejtorit të QMK-së Ali me zëvendëskryeministrin e parë Sali

Takim pune i drejtorit të QMK-së Ali me zëvendëskryeministrin e parë Sali

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Prioritetet dhe projektet strategjike të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me theks të veçantë në implementimin e sistemeve për paralajmërim të hershëm nga zjarret, forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë për reagim të shpejtë dhe efikas në situata emergjente dhe krize ishin temë e bisedës së takimit të punës të drejtorit të QMK-së Muhamed Ali, me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

Siç informojnë nga QMK, drejtori Ali mori mbështetje të plotë për realizimin e iniciativave të ardhshme, ndërsa u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.

"Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për modernizimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe përafrimin me standardet dhe praktikat evropiane", njoftuan nga QMK. sa/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR