• e enjte, 16 prill 2026

Takim Mucunski-Adad në Paris: I domosdoshëm përshpejtimi i procesit të eurointegrimit dhe ai duhet të jetë i bazuar në sistemin e meritave

Takim Mucunski-Adad në Paris: I domosdoshëm përshpejtimi i procesit të eurointegrimit dhe ai duhet të jetë i bazuar në sistemin e meritave

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pasdite në paris realizoi takim me ministrin francez të deleguar për Evropë, Benxhamin Adad, ku biseduan për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale, thellimin e dialogut politik dhe përforcimin e bashkëpunimit në nivel qeveritar, me fokus të posaçëm në bashkëpunimin ekonomik.

"Pasdite, në kuadër të vizitës së punës në Francë, realizova takim me ministrin e deleguar për Evropë, Benxhamin Adad. Theksova se integrimi evropian është prioritet i Qeverisë, e cila fuqishëm është e përkushtuar në zbatimin e Agjendës reformuese. Njëherit ceka se, së bashku me Planin për rritje, ato paraqesin procese kyçe për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian", kumtoi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

Mucunski informoi se së bashku me Adadin janë dakorduar se është i domosdoshëm përshpejtimi i procesittë eurointegrimit dhe se i njejti duhet të bazohet në sistemin e meritave.

"E cekëm edhe rolin tonë si faktor sigurie dhe stabiliteti në rajon, ndërkaq u bë fjalë edhe për çështje aktuale rajonale, evropiane dhe globale", shtoi Mucunski në Fejsbuk. ab/

Fotо: Timço Mucunski Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR