Takim Mucunski - Fidan, fokusi në marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për investime
- Në margjinat e takimit të dytë ministror të Platformës për paqe në Ballkan që mbahet sot në Stamboll, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski zhvilloi takim dypalësh me homologun e tij turk, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
- Post By Fami Bajrami
- 11:39, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Në margjinat e takimit të dytë ministror të Platformës për paqe në Ballkan që mbahet sot në Stamboll, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski zhvilloi takim dypalësh me homologun e tij turk, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
Siç informojnë nga MPJTJ, fokusi i bisedimeve është vënë në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në më shumë fusha.

"Theks i veçantë është vendosur në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përdorimin më efikas të mundësive të investimit, si dhe në thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë", thonë nga ministria.
Dy ministrat konfirmuan gjithashtu aleancën e fortë brenda NATO-s, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në iniciativat rajonale dhe organizatat multilaterale.
Bisedimet përfshinë gjithashtu çështjet aktuale rajonale dhe gjeopolitike, duke theksuar rëndësinë e një rajoni të qëndrueshëm dhe prosperues.
Foto MPJTJ