• e enjte, 16 prill 2026

Takim Misajllovski - Miler në Uashington: Investimi në kapacitetet e mbrojtjes mbetet prioriteti ynë i lartë

Takim Misajllovski - Miler në Uashington: Investimi në kapacitetet e mbrojtjes mbetet prioriteti ynë i lartë

Shkup, 10 prill 2026 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në Uashington u takua me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë (ANS) të SHBA-së, Majk Miler. 

“Takime të rëndësishme dhe bashkëpunim strategjik! Investimi në kapacitetet mbrojtëse mbetet prioriteti ynë kryesor, duke pasur parasysh rolin e tyre kyç në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit”, shkroi Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në takim, informon Misajllovski, kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm ndërmjet dy shteteve të sferën e mbrojtjes, i cili realizohet përmes programeve për mbështetje përmes të cilave SHBA-ja siguron financim, pajisje dhe mbështetje për vendet aleate. 

"Në periudhën e ardhshme janë planifikuar furnizime të reja që synojnë modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve të Armatës. Bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik, SHBA-në, vazhdon me ritëm të përshpejtuar, me përcaktim të qartë të përbashkët për zhvillim dhe përparim të mëtejshëm të sektorit të mbrojtjes", thekson Misalljovski.

Dje Misajllovski në Pentagon ka realizuar takim me ndihmës sekretarin për çështje të sigurisë ndërkombëtare, Daniel Zimerman. 

“Në takim u konfirmua se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes janë në nivel jashtëzakonisht të lartë. Kjo përfaqëson bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm, promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në interes të sigurisë rajonale dhe globale. Njëkohësisht, shpreha mirënjohje për mbështetjen e deritanishme, e cila ka rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë, si dhe në forcimin e gatishmërisë dhe ndërveprimit tonë me aleatët”, theksoi Misajllovski. fc/

Foto: Vllado Misajllovski 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR