Takim i prindërve të viktimave nga Koçani me drejtorin e Mjekësisë ligjore - analizat janë bërë dhe do të prezantohen publikisht në Gjykatë
- Disa nga prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan sot u takuan me drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, Aleksandar Stankov, nga i cili kërkuan përgjigje disa ditë më parë në lidhje me analizat toksikologjike nga autopsia e trupave të viktimave.
- Post By Fami Bajrami
- 17:12, 9 prill, 2026
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) – Disa nga prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan sot u takuan me drejtorin e Institutit të Mjekësisë ligjore në Shkup, Aleksandar Stankov, nga i cili kërkuan përgjigje disa ditë më parë në lidhje me analizat toksikologjike nga autopsia e trupave të viktimave.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë ligjore në Shkup, Aleksandar Stankov, në një deklaratë për mediat pas takimit, tha se kanë biseduar dhe gjithçka që duhej të shpjegohet u është shpjeguar dhe se të gjitha provat do të paraqiten publikisht në sallën e gjyqit.
"Biseduam dhe gjithçka që duhej të shpjegohej deri më tani u është shpjeguar. Siç kam deklaruar më parë, gjithçka që na është kërkuar është përfunduar dhe gjitha provat do të paraqiten publikisht gjatë procedurës gjyqësore", deklaroi Stankovi.
Aleksandar Naunov, babai i Nadica Naunovës e cila humbi jetën në zjarrin dhe i cili është kryetar i Shoqatës qytetare "16 Mars 2025 Koçan", pas takimit me drejtorin e Mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov, deklaroi se i ka pritur dhe ka biseduar me ta, por se nuk mund të japë të dhëna për analizat e kryera, duke siguruar se materialet i janë dorëzuar Prokurorisë.
"Sot na priti drejtori Aleksandar Stankov, biseduam me të. Ai nuk mund të thotë se nga është dhe si duhet të realizohet kjo në gjykatë", tha Naunovi.
Në takim, siç shpjegoi Naunovi, morën vetëm konfirmim se janë kryer analiza toksikologjike.
Në sallën e gjyqit në Idrizovë, sot vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" i cili shpërtheu më 16 mars 2025 ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.
Gjykimi është në fazën e provave dhe dëshmitarët po merren në pyetje nga Prokuroria. Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievski, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.
Foto: arkivi i MIA-s